Aktualitet

Përgjimet e operacionit ‘Nata blu’/ Në urën e Genovas ku vdiqën 43 persona në Itali, kaloi kamioni me 900 kg drogë, shefi: Dua t’i ** të gjithë!

Biseda e përgjuar nga policia, është zhvilluar në mars të vitit 2020, mes kokës së klanit, Francesco Benito Palaia dhe krahut të tij të djathtë Rosario Caminiti. Të dy i referohen një frigoriferi të verdhë që kapte vlerën e miliona eurove sepse ishte e ngarkuar me 900 kilogramë drogë që do shitej në Kampania.

14 Dhjetor 2022, 23:46 Nga F.M
Përgjimet e operacionit ‘Nata blu’/ Në urën e Genovas
Ura, e rindërtuar

ITALI- Një kamion frigorifer i ngarkuar me kanabis ishte në radhën e automjeteve që ndodheshin në  urën Morandi në Genova më 14 gusht 2018, kur një pjesë e saj u shemb dhe humbën jetën 43 persona. Hetimet e operacionit “Blu notte” që çoi në arrestimin e 47 personave, kryesisht anëtarë të klanit Belloço kanë nxjerrë në pah dy përgjime që dëgjohet se flitet për dy të dyshuar që po tentonin të rikupronin kamionin përmes një kompanie skrapi.

Biseda e përgjuar nga policia, është zhvilluar në mars të vitit 2020, mes kokës së klanit, Francesco Benito Palaia dhe krahut të tij të djathtë Rosario Caminiti. Të dy i referohen një frigoriferi të verdhë që kapte vlerën e miliona eurove sepse ishte e ngarkuar me 900 kilogramë drogë që do shitej në Kampania.

“Pra, kur u shemb ura Morandi, po të shkosh në videon e parë, ka rënë një furgon, është një ngarkesë e verdhë, e shikon shumë mirë se është e verdhë. U rrëzua horizontalisht. Si ra ura u ul, automatikisht i ra një makinë mbi të,”- i thotë Palaia Caminitit.

 “Epo ai thotë se zezakët e dinë që ka humbur... ne ende po blejmë prej tyre, dua t'i 99 me këto 900 kilogramë, thotë ai, dhe ju keni mundësinë t'i merrni të gjitha. Unë e pyeta se në çfarë kuptimi mund të bëj një gjë, i thashë, hajde të bëjmë 50/50, do ta shes dhe ti merr 50%, nuk ke paguar gjithsesi,”- vijon ai në bisedë.

Ura që u shemb në Genova është ishte në vitet ’60 dhe për shumë italianë ishte një nga urat më të frikshme. Në videot e publikuara në rrjetet sociale ata tregonin se gjithmonë kishin frikë të kalonin tek kjo urë dhe e dinin se një ditë do të ndodhte kjo gjë.

Një ditë më parë, në kuadër të operacionit “nata blu”, karabinierët italianë kanë ekzekutuar 78 masa sigurie në rajone të ndryshme, pas dy operacioneve të përbashkëta kundër 'Ndranghetas. Ansa shkruan se karabinierët e grupit Gioia Tauri në Reggio Calabria kanë ekzekutuar 65 masa, nga të cilat 47 “arrest me burg”, 16 “arrest shtëpie” dhe 2 “detyrim paraqitjeje.”

operacioni nata blu

Sondazh

Poll