14 Dhjetor 2022, 23:33
Nga DOSJA
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se Dubai është kthyer në një parajsë penale dhe fiskale, ku ndodhen bosët e mëdhenj të trafikut të kokainës. Hoxha tha se vetëm shqiptarët kanë investuar në Dubai së paku 1 miliard dollarë. Ndër të tjera gazetari ngriti dyshime se një pjesë e parave që do të investohen te Marina e re në Durrës, janë pikërisht paratë e shqiptarëve të Dubait.
Ata që ndodhen në Ekuador, s’janë bosët, bosët janë në Dubai. Ofron parajsë penale, janë të paekstradueshëm, një parajsë fiskale, sepse autoritetet s’duan t’ia dinë fare ku i ke gjetur paratë, investoi aty, dhe mos u ngatërro me çështjet e terrorizmin. Ata që janë në Ekuador janë emisarët e atyre që shesin në Europë. Edhe ata të Shqipërisë që janë në kërkim, janë atje. Në Dubai nuk ekstradohet askush. Dubai është fenomen botëror, një problem botëror, ke pushtetarë të korruptuar nga e gjithë bota. Dubai s’prodhon asgjë, ka vetëm ujë dhe shkretëtirë. Vetëm shqiptarët kanë investuar minimalisht 1 miliardë dollarë, por kam frikë se janë shumë më tepër se kaq. Besoj se një pjesë e madhe e parave që do vijnë te Marina, janë paratë e atyre. Në Shqipëri sot ka dy lloj parash të pista, paraja që del nga korrupsioni që shkon në offshore, dhe ajo që vjen nga narkotrafiku".
Hoxha u shpreh pro legalizimit të parasë së pistë. Ndër të tjera ai solli në vëmendje që shumë kompani serioze shqiptare detyrohen të marrin para nga burime të tilla.
Më rezulton që paraja e korrupsionit është më e madhe. Prandaj në Shqipëri kemi një bum vetëm në një sektor të caktuar, ndërtimi. Bogotaja ka 10 milionë banorë, por nuk ishte çmimi që është në Shqipëri. Unë besoj që ekonomisë shqiptare, që është një ekonomi e dështuar, legalizimi i parasë së pistë do t’i jepte një frymëmarrje të madhe ekonomisë shqiptare. Kompani serioze në Shqipëri detyrohen të marrin para te ata. Shumë nga kompanitë e mëdha janë drejtuar atje. Unë jam për legalizim, formën hajde ta diskutojmë. Që kjo para të mos takojë destabilitet, viktima, prishje të rregullave të tregut, të mos investohet në fushatë. Zakonisht grupet e mëdha tentojnë që ta kenë mirë me pushtetin. Pasi nuhasin që pushteti po kalon në këtë drejtim ato investojmë. Vitet e fundit kemi interferimin e kësaj paraje që na prish gjithë sistemin”.
Marrë nga MCN
artan hoxha
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 23:31
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shemsi Prençi
TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shemsi Pren...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 22:59
F.M
Josif Nushi dhe Mihal Dhana
BRITANI E MADHE- Josif Nushi, 27 vjeç dhe Mihal Dhana, 29, të dy nga Cardiff janë shpallur fajtorë pë...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 22:47
Myrteza Belaj
TIRANË- Këmbët nuk i binden. As njëra dorë. Prej katër vitesh gjysmë i paralizuar, 76-vjeçari Myrte...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 22:40
I.A
Pamje nga ngjarja
NIKËL- Gjithmonë e më tepër ngjarjet e rënda të keqtrajtimit të kafshëve në Shqipëri va...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 22:39
F.M
Armina Mevlani
TIRANË- Moderatorja Armina Mevlani ka reaguar për herë të parë pasi vjehrri i saj, kryedemokrati Sali Berisha u god...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 22:26
F.M
Shqiponja
TIRANË- Shqiponja është simboli në flamurin tonë Kombëtar, por trajtimi që merr nga disa persona, bie ndesh m...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 21:50
Ylli Ibrahimi, Ervis Martinaj dhe Brilant Martinaj
TIRANË- Ervis Martinaj i njohur si mbreti i lojërave të fatit në Shqipëri, vijo...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 21:47
F.M
Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi
TIRANË- Roan Brahimi nuk është i vetmi që dyshohet se ka gisht në atentatin ndaj Ylli Ibrah...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 21:35
F.M
Ervis Martinaj dhe Ylli Ibrahimi
TIRANË- Mosshlyerja e disa borxheve bixhozi dyshohet se janë bërë shkaku i një përplasjeje m...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 21:28
F.M
Ylli Ibrahimi
TIRANË- Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimi (Sidorel Prendi) ka mohuar që djali i tij të ketë lidhje me atentatin ndaj ...