Politike

Krerët e UÇK në Hagë, Berisha: Mbartet 24 vjet më pas akuza e Beogradit

Berisha tha se ky institucion mbart të njëjtën akuzë që Beogradi formuloi, duke e cilësuar UÇK-në organizatë terroriste.

14 Dhjetor 2022, 23:36 Nga DOSJA
Krerët e UÇK në Hagë, Berisha: Mbartet 24 vjet më pas
Sali Berisha

TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, lidhur me luftën e UÇK-së dhe akuzat e drejtuesve të saj nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Berisha tha se ky institucion mbart të njëjtën akuzë që Beogradi formuloi, duke e cilësuar UÇK-në organizatë terroriste.

“Që kur u themelua UÇK-ja, Beogradi formuloi vetëm një akuzë: Këta janë terroristë dhe kjo është ushtri terroriste. Më vjen keq që kjo akuzë, siç është formuluar 24 vjet më parë mbartet nga institucioni i akuzës së gjykatës speciale të Kosovës. S’ka asgjë me të vërtetën”, tha Berisha.

Marrë nga Opinion.al

sali berisha

Sondazh

Poll