Politike

Berisha: Në primare votuan 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. 15% më shumë se çdo votim tjetër

Ai falenderoi të gjithë kandidatët dhe shtoi se ishte një garë historike. 

14 Dhjetor 2022, 17:29 Nga F.M
Berisha: Në primare votuan 55 mijë anëtarë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish procesin e Primareve të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha tha se në garë pati mbi 200 kandidatura, në tërësi veprimtarë dhe të vendosur të PD-së, por në garë morën pjesë edhe anëtarë të shoqërisë civile dhe shqiptarët në emigracion. Ai falenderoi të gjithë kandidatët dhe shtoi se ishte një garë historike. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të nderuar anëtarë të kryesisë së PD-së, sekretarë të kësaj partie. Kjo mbledhje është thirrur në një moment shumë të rëndësishëm, si në rrafshin elektoral edhe politik. Përfunduan me sukses përveç se në dy degë, zgjedhjet e kandidatëve për qytetarë të parë të bashkive të vendit. Ky ishte një proces i cili zhvillohej për herë të parë me këtë proporcion, transparencë dhe pjesëmarrje. PD në përputhje me përcaktimet e statutit të rithemelimit të saj të 11 dhjetorit, bëri realitet premtimin e saj dhe sanksionimin e këtij premtimi, se pushtetarët vendorë dhe ata qendror, deputetët do të zgjidhen me votën e anëtarësisë së saj dhe simpatizantëve të saj. Në garë pati mbi 200 kandidatura, në tërësi veprimtarë të shquar dhe të vendosur të PD-së, por në garë morën pjesë edhe veprimtarë të shquar të shoqërisë civile dhe shqiptarët të shquar në emigracion. Në këtë garë, e para me këto standarde në historinë e vendit, votuan për qytetarët e parë të bashkive, rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Kurrë ndonjëherë në këtë parti kaq vota nuk janë hedhur. Ky votim tejkaloi të paktën me 15 % të gjitha votimet e tjera.
Ky është një rast për të falënderuar të gjithë kandidatet dhe kandidatët që garuan, për të shprehur një mirënjohje të thellë të gjithë atyre që organizuan fushatën e tyre, të gjithë anëtarëve e simpatizantëve që morën pjesë në votim.

sali berisha

Sondazh

Poll