Politike

Ibrahimi në Kushtetuese/ Berisha: I pari që ONM-ja i doli kundër! Ka dhuratat më fabuloze, dhjetëra mijëra euro dhurata

Berisha tha se Ibrahimi ka marrë dhjetëra mijëra euro dhurata dhe ta quash historike zgjedhjen e tij, referuar asaj që tha ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, sipas tij, është të mashtrosh shqiptarët. 

14 Dhjetor 2022, 18:16 Nga F.M
Ibrahimi në Kushtetuese/ Berisha: I pari që ONM-ja i doli kundër!
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sot zgjedhjet e Gent Ibrahimit në Kushtetuese. Në fjalën e tij në Kryesinë e Partisë Demokratike, Berisha tha se zgjedhja e tij është bërë në konflikt të pastër interesi, për shkak të kundërshtimeve që ka pasur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Berisha tha se Ibrahimi ka marrë dhjetëra mijëra euro dhurata dhe ta quash historike zgjedhjen e tij, referuar asaj që tha ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, sipas tij, është të mashtrosh shqiptarët. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Sot quante historike zgjedhjen e Genti Ibrahimit, por a e dini se ONM ka qenë kundër përfshirjes së tij në sistemin e drejtësisë? Kjo e gjitha për shkak të karakteristikave, sepse ishte në konflikt të pastër interesi. Gent Ibrahimi ka dhuratat më fabuloze në deklarimin e pasurive. Merrjani nga prilli. Në një kohë kur një gjykatëse ja kishte mbledhur i ati rrogën, nuk ia quajnë. Ndërsa këtij dhjetra mijëra euro, ia quajnë. Zonja na thotë është historike zgjedhja e tij. Çfarë i quan shqiptaret ti zonjë? Jam i detyruar t’i them gjërat sepse kështu nuk mund të bëhet. Ne nuk kërkojmë gjë tjetër përveç standardit. Kjo ndodh vetëm në një republikë bananesh

sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll