Politike

“Republikë bananesh” Berisha thirrje Biden: Ndaleni ambasadoren Kim, po nëpërkëmb Shqipërinë, donte të zgjidhte kreun e PD

Ai u shpreh më tej se nuk mund të lejojë që mbasadorja ta trajtojë vendin si 'republikë bananesh'.

14 Dhjetor 2022, 18:15 Nga F.M
“Republikë bananesh” Berisha thirrje Biden: Ndaleni ambasadoren
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës joe Biden që të ndalë ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha tha se Kim e ka nëpërkëmbur Shqipërinë. Ai u shpreh më tej se nuk mund të lejojë që mbasadorja ta trajtojë vendin si 'republikë bananesh'.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kemi në një betejë të vështirë, por nuk zgjidhet kurrë duke pranuar gënjeshtrën për të vërtetë, duke pranuar nëpërkëmbjen e forcës tonë politike siç është bërë me Shqipërinë. Nuk mund të ndodhë kurrë, kjo është një republikë bananesh, është një turp dhe i bëj thirrje Biden të ndalojnë ambasadoren e tyre ta trajtojë Shqipërinë në mënyrë të tillë. Ne nuk mund të pranojmë kurrë bananizimin e këtij vendi.

sali berisha

Sondazh

Poll