Politike

A ka pasur komunikim me Nanon dhe Berishën? Romano Prodi: I kam miq të vjetër...por takova të tjerë

Romano Prodi tha se nuk ka zhvilluar takime me ta, duke theksuar se si Nano dhe Berisha janë larguar nga postet qeveritare që kanë mbajtur, megjithëse ky i fundit është ende aktiv në politikën shqiptare.

14 Dhjetor 2022, 16:53 Nga k.m.
A ka pasur komunikim me Nanon dhe Berishën? Romano Prodi: I kam miq të
Romano Prodi

TIRANË- Ish-presidenti i Komisionit Europian dhe ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi deklaroi se nuk ka pasur komunikim me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe kren e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Por ende i konsideron miq të vjetër. Në një intervistë për "Euronews Albania", Romano Prodi tha se nuk ka zhvilluar takime me ta, duke theksuar se si Nano dhe Berisha janë larguar nga postet qeveritare që kanë mbajtur, megjithëse ky i fundit është ende aktiv në politikën shqiptare. Ndër të tjera, Prodi nënvizoi se ka takuar ata politikanë që përfaqësojnë dhe drejtojnë institucionet shtetërore.

“Jo nuk i kam takuar, pasi ata tashmë janë larguar, siç edhe jam larguar edhe unë në fakt. Berisha në fakt është ende aktiv, por unë kam takuar ata politikanë që përfaqësojnë dhe drejtojnë institucionet shtetërore. Unë kur kam qenë kryeministër i Italisë kam dashur që të bie dakord dhe të kemi komunikime me të dy, si Nanon dhe Berishën, sepse raportin e kemi me popullin shqiptar. Edhe kur ka pasur tensione, asnjë herë nuk kam dashur që politikane italianë të vinin dhe të bënin fushatë në Shqipëri, sepse Shqipëria është një vend më vete,”- tha ai ndër të tjera. 

A ka pasur komunikim me Nanon dhe Berishën? Romano Prodi: I kam miq të

Romano Prodi deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe procesi nuk duhet të vijojë të zvarritet. Madje shtoi se kur ai kishte drejtimin e Komisionit Europian, unioni u zgjerua me 10 shtete njëkohësisht. Sipas tij, integrimi ka të bëjë vetë me Bashkimin Evropian dhe jo për t’i dhënë një mesazh presidentit rus, Vladimir Putin. Po ashtu, sot gjatë vizitës së tij në Tiranë, ish-kryeministri ka marrë titullin "Homoris Causa" nga Universiteti i Mjekësisë dhe Kullën e Sahatit të Tiranës. 

romano prodi

Sondazh

Poll