Aktualitet

FOTO/ Si po mbahet shqiponja për dekor në një restorant në Tiranë, mbyllet në kafazin që nuk hap dot as krahët

Emri i restorantit nuk bëhet me dije

14 Dhjetor 2022, 22:26 Nga F.M
FOTO/ Si po mbahet shqiponja për dekor në një restorant në
Shqiponja

TIRANË- Shqiponja është simboli në flamurin tonë Kombëtar, por trajtimi që merr nga disa persona, bie ndesh me këtë fakt. Një qytetar ka footgrafuar shpendin që jeton mjaft gjatë, në kafazin e një restoranti në Tiranë.

Sipas denoncimit të publikuar nga JOQ, që dokumentohet dhe me një foto, shqiponja që u përket qiejve, mbahet në një kafaz, në të cilin nuk hap dot as krahët.

“Prsh JOQ! Ja një tjetër krijesë e shkret që ka të njëjtin fat si ariu.. te Restorant S... e mbajn ktë Shqiponjën në një kafaz super të vogël në të cilin as krahët nuk hap dot. Flm”- thuhet në denoncim.

Emri i restorantit nuk bëhet me dije, por Shqiponja nuk mund të ketë fatin e ariut Mark që argëtoi klientët e një lokali për vite me radhë, por falë “For Paws”, sot ndodhet në një shtëpi të re në Austri.

shqiponja ne tirane

Sondazh

Poll