14 Dhjetor 2022, 21:28
Nga F.M
Ylli Ibrahimi
TIRANË- Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimi (Sidorel Prendi) ka mohuar që djali i tij të ketë lidhje me atentatin ndaj Ylli Ibrahimit ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Në Shënjestër la publikuar sot dëshminë e tij para grupit htimor, i cili e ka marrë në pyetje në momentin që ka ushtruar kontroll në banesë për gjetjen e të riut. Gjovalin Prendi thotë se ata ishin rreth krushqie me Ylli Ibrahimin (Brahja), pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt.
“Nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e rëndë. Gjithçka e mësova nga televizori. Klisman Preçin nuk e njoh fare. Kurse Ylli Brahimin e njoh pasi kam lidhje miqësore. Kjo, pasi nusja e djalit tim, Roan Brahimi (Sidorel Prendi) është kushërirë e afërt e Ylli Brahimit. Me sa di unë, babain e nuses së djalit tim, Ylli e ka djalë xhaxhai. Djali im Roan Brahimi ndodhet jashtë shtetit. Se në cilin shtet nuk e di, pasi nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh, prej më tepër se një vit. Nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale. Nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte. Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur dua të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie,”- thotë Prendi.
Si ndodhi atentati?
Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.
ylli ibrahimi roan brahimi sidorel prendi gjovalin prendi
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 21:19
F.M
Ramazan Rraja dhe lokali ku shkaktuan terror
TIRANË- Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në ant...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 20:52
F.M
Ervis Martinaj
TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shemsi Prençi është shprehur se Ervis Martinaj, i ...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 20:35
I.A
Shqiptaret
ANGLI- Një bandë kriminale shqiptare prej katër personash është kapur në Angli. Ata përdornin një sht&eu...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 20:25
I.A
Ministria e Jashtme
TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rënd&eum...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 20:17
F.M
Ylli Ibrahimi
TIRANË- Personi i parë që e transportoi Ylli Ibrahimin drejt Spitalit të Lezhës, pasi iu bë atentat, ishte Edis...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 20:12
F.M
Shkodër
SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës. Një...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 19:55
F.M
Bledi Çuçi
TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar se do të rikthehen kamerat e trupit për pa...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 19:22
F.M
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së
BRUKSEL– Këshilli miratoi të martën konkluzionet p...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 18:48
I.A
Alban Dushi
ITALI- Emri dhe fotoja e shqiptarit që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Itali janë publikuar. Alban Dushi, 40 vj...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 17:49
F.M
Mariglen Ruçi
BRITANI E MADHE- Mariglen Ruçi, një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është asfiksuar brenda n...