Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një person qëllon nga makina në drejtim të makinës, thyhet xhami i një dritareje

Policia është njoftuar për ngjarjen nga vetë pronari i banesës P. S., 57 vjeç.

14 Dhjetor 2022, 20:12 Nga F.M
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një person
Shkodër

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës. Një plumb ka thyer xhamin e një dritareje të një banese në lagjen Skënderbeg. Mësohet se është qëlluar nga një makinë në drejtim të banesës dhe plumbi ka arritur të thyejë vetëm xhamin e të mos plagosë asnjë person. Policia është njoftuar për ngjarjen nga vetë pronari i banesës P. S., 57 vjeç.

Njoftimi:


Më datë 14.12.2022, rreth orës 20:00, një shtetas ende i paidentifikuar, duke qarkulluar me automjet, në rrugën ‘Hilë Mosi’, në lagjen ‘Skënderbeg’, në ecje e sipër ka qëlluar një herë, me armë zjarri, në ajër. Si pasojë predha e plumbit ka rënë në dritaren e katit të tretë të banesës së shtetasit P. S., 57 vjeç. Nga rënia e predhës nuk ka mbetur i dëmtuar asnjë person. Grupi hetimor ka sekuestruar menjëherë pamjet e kamerave të rrugës, në të cilat dallohet drejtuesi i automjetit që ka qëlluar një herë me armë zjarri, në ajër. Vijojnë veprimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, në të gjitha rrugët, me qëllim bllokimin e automjetit dhe kapjen e autorit.

te shtena me arme ne shkoder

Sondazh

Poll