Aktualitet

Transportoi Ylli Ibrahimin në spital pas atentatit, flet për herë të parë banori: Ishte i gjakosur dhe mezi fliste, e pashë në rrugë

Ndaj, ai shtoi se e kishte marrë dhe e kishte dërguar në spital.

14 Dhjetor 2022, 20:17 Nga F.M
Transportoi Ylli Ibrahimin në spital pas atentatit, flet për herë
Ylli Ibrahimi

TIRANË- Personi i parë që e transportoi Ylli Ibrahimin drejt Spitalit të Lezhës, pasi iu bë atentat, ishte Edison Lleshi. Ai është një banor i Milotit dhe në dëshminë e publikuar në "Në shënjestër", tregon se e kishte parë Ibrahimin të gjakosur në rrugë që mezi fliste. Ndaj, ai shtoi se e kishte marrë dhe e kishte dërguar në spital.

"Në kohën kur u qëllua me armë ndaj Klisman Preçit dhe Ylli Brahjas (Ibrahimit) unë kam qenë në Laç dhe isha duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Milotit me makinën time tip AUDI A4. Kur kam arritur në Milot, pashë se në rrugën kryesore të qytetit ishin grumbulluar shumë njerëz dhe dallova se në rrugë ishte i shtrirë Ylli Brahja, që ne e njohim si Ylli Brahimi. Ishte i gjakosur dhe mezi fliste. Njerëzit që ishin aty më thanë çoje në spital se është në gjendje të rëndë. Unë bashkë me njerëzit që ishin aty e kemi vendosur në makinën time dhe jam nisur në drejtim të spitalit Lezhë ku e morën mjekët,"- tha Lleshi. 

Si ndodhi atentati?

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.

ylli ibrahimi

Sondazh

Poll