Aktualitet

“Më lini të lirë përsa kohë kam shtetin mbi kokë”, ish-drejtori i policisë flet për zhdukjen e Ervis Martinajt

Prençi, është shprehur që pasi Martinaj ka humbur gjithçka, ka bërë një marrëveshje me grupet kundërshtare, që të zhduket për sa kohë ka institucionet pas vetes.

14 Dhjetor 2022, 20:52 Nga F.M
“Më lini të lirë përsa kohë kam shtetin mbi
Ervis Martinaj

TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shemsi Prençi është shprehur se Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që nga 9 gushti, ka arritur të bëjë një pakt me kundërshtarët. I ftuar në emisionin e “Në shënjestër”, Prençi, është shprehur që pasi Martinaj ka humbur gjithçka, ka bërë një marrëveshje me grupet kundërshtare, që të zhduket për sa kohë ka institucionet pas vetes.

"Pasi humbi shumë ushtarë pranoi humbjen dhe bëri kompromis me kundërshtarët që për sa kohë kam mbi krye shtetin ju më lini të lirë. Që nga masakra në Fushë Krujë e Milot, kishte negociata dhe koha do ta provojë, një nga versionet nga biseda me personazhe që kanë njohuri me të, nuk ka shkuar vetëm, Ervis Martinaj të bënte negociata, por njihen këto marrëveshje pasi ai kishte humbur gjithçka, kishte humbur skuadrën. Unë e konsideroj si version pasi nëse do ishte vetëm varianti i rrëmbimit apo eliminimit, një gjurmë do të ishte lënë. Kemi pasur dy betime, edhe nga ish drejtori edhe nga drejtori i ri se jemi në rrugë të mbarë,"- tha Martinaj. 

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version, pasi edhe Rama u tërhoq. Ai tha se përderisa nuk ka prova, Policia e Shtetit nuk do të shprehet zyrtarisht për këtë dosje.

ervis martinaj shemsi prenci

Sondazh

Poll