Sport

Francë-Marok, dalin formacionet zyrtare të ndeshjes

Pas pak do të startojë gjysmëfinalja e dytë e Botërorit të Katarit, e cila do të nxjerrë finalisten e dytë që e pret Argjentina më 18 dhjetorë

14 Dhjetor 2022, 19:16 Nga DOSJA
Francë-Marok, dalin formacionet zyrtare të ndeshjes

KATAR - Sonte në orën 20:00 futbollistët e Francës dhe Marokut do të përballen në gjysmëfinale të Botërorit në Katar.

Formacionet zyrtare:

Franca : Lloris - Kunde, Konate, Varane, Hernandez - Chuameni, Fofana, Griezmann - Mbappe, Dembele, Giroud

Maroku : Bono - Sais, El Jamik, Aguerd - Ambrabat, Hakimi, Mazraoui, Onuahi - Bufal, Ziyesh, En Nesiri

Futbollistët marokenë arritën të krijojnë disa ndjesi të paprecedentë në Botërorin e këtij viti. Vetë fakti që kjo skuadër afrikane kaloi në top katërshe është mjaft e pabesueshme në vetvete, por Maroku nuk dëshiron të ndalet me kaq, ata do të bëjnë gjithçka që është e mundur për t'u bërë peng kampionëve aktualë të botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll