Sport

Pele festoi në spital triumfin e Argjentinës së Messit

Pele ndoqi ndeshjen e Kroacisë kundër Argjentinës dhe i bëri respektin e duhur lojtarit të ndeshjes dhe yllit argjentinas Lionel Messin

14 Dhjetor 2022, 19:11 Nga DOSJA
Pele festoi në spital triumfin e Argjentinës së Messit

BRAZIL - Pele mund të jetë ende i shtruar në “Albert Einstein” në Sao Paulo, por nuk ka humbur rastin të shikojë gjysmëfinalen e Argjentinës me Kroacinë dhe të festojë me vajzën e tij për Lionel Messin!

Në fakt, vajza e legjendës braziliane Kelly Nascimento ka postuar një foto në Instagramin e saj personal ku shfaqet duke mbajtur dorën e babait të saj dhe duke festuar së bashku fitoren e madhe të Argjentinës, madje duke i vendosur një ikonë të Lionel Messit!

“Sa gjë e bukur”, ka qenë komenti i Peles për frymëzimin e pamundur të Messit për golin e tretë të Argjentinës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll