Sport

Nëna e Mbappe ngre Parisin në këmbë! Një dalë nga Katari ka shkaktuar një stuhi të paparë!

Mamaja u kritikua menjëherë për këtë lëvizje të pamenduar, pasi tifozët francezë besojnë se Mbappe nuk ka nevojë për histori të tilla para ndeshjeve vendimtare në Kupën e Botës.

14 Dhjetor 2022, 18:39 Nga DOSJA

Nëna e Mbappe ngre Parisin në këmbë! Një dalë nga

KATAR - Fayza Lamari , nëna e futbollistit më të mirë francez Kylian Mbappe , ka bërë bujë të paparë në rrjetet sociale.

Kylian po luan në formë të shkëlqyer në Katar dhe është në rrugë të mbarë për të mbrojtur titullin kampion bote me Francën.

Kombëtarja e tij arriti deri në gjysmëfinale, dhe sulmuesi i PSG-së aktualisht është golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës me pesë gola.

           Nëna e Mbappe ngre Parisin në këmbë! Një dalë nga

Mirëpo, pas triumfit të madh ndaj anglezëve, në qendër të vëmendjes nuk ishte Mbappe, por nëna e tij, Faiza, e cila me një foto shkaktoi reagime të stuhishme në rrjetet sociale.

Domethënë, gjatë ndeshjes çerekfinale, Feyza ka pozuar me një tifoz të Anglisë dhe asgjë nuk do të ishte e çuditshme nëse ai nuk do të kishte veshur fanellën e Liverpool-it dhe nëse mamaja e Mbappes nuk do ta kishte drejtuar me krenari gishtin drejt klubit nga Anfield.

Sigurisht, lëvizja e saj shkaktoi menjëherë kaos. Menjëherë nisën spekulimet se Mbappe po planifikonte të vazhdonte karrierën në Liverpool. Në vend të gjysmëfinales, të gjithë filluan të flasin për transferimin e mundshëm shpërthyes të lojtarit më të mirë të Paris Saint-Germain.

Mamaja u kritikua menjëherë për këtë lëvizje të pamenduar, pasi tifozët francezë besojnë se Mbappe nuk ka nevojë për histori të tilla para ndeshjeve vendimtare në Kupën e Botës.

Kujtojmë se Feyza Lamari është edhe agjente e djalit të saj dhe pak muaj më parë ishte në qendër të vëmendjes kur nënshkroi kontratën e re me parisienët.

Dyshohet se ajo është “më përgjegjësja” për dështimin e transferimit të tij te Real Madrid. Ajo kishte disa kërkesa të çmendura që Madridi nuk donte t'i pranonte.

Mbappe përfundimisht zgjati kontratën e tij deri në vitin 2025, por ka kohë që spekulohet se ai është i pakënaqur në Paris dhe dëshiron një ndryshim peizazhi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll