Politike

Betimi i Gent Ibrahimit si anëtar i GJK, reagon Yuri Kim: Moment historik për reformën në drejtësi

Ambasadorja Yuri Kim thotë se ky është një moment historik për implementimin e Reformës në Drejtësi, teksa shton se tashmë hapi i radhës është plotësimi i Gjykatës së Lartë në fillim të vitit të ardhshëm.

14 Dhjetor 2022, 13:42 Nga k.m.
Betimi i Gent Ibrahimit si anëtar i GJK, reagon Yuri Kim: Moment historik
Gent Ibrahimi dhe Bajram Begaj

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur plotësimin e Gjykatës Kushtetuese me 9 anëtarë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Yuri Kim thotë se ky është një moment historik për implementimin e Reformës në Drejtësi, teksa shton se tashmë hapi i radhës është plotësimi i Gjykatës së Lartë në fillim të vitit të ardhshëm.

"Gjyqtari i 9 i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u betua. GjK arriti funksionalitetin në dhjetor 2020 me 7 gjyqtarë. Tani, për herë të parë që nga tetori i 2016, Gjykata Kushtetuese ka trupë të plotë. Ky është një moment kyç në zbatimin e reformës në drejtësi. Gur mbi gur… Ky ishte rezultati i bashkëpunimit midis institucioneve, përfshi Presidencën, Parlamentin, KED, Gjykatën e Lartë. Hapi tjetër: Presim plotësimin e trupës së GjL në fillim të vitit tjetër, që më shumë çështje të përpunohen në kohë. Urime dhe suksese!,"-shkruan Yuri Kim. 

Genti Ibrahimi është gjyqtari i 9 i Gjykatës Kushtetuese. Ai u betua ditën e martë në një ceremoni në ambientet e Presidencës.

gent ibrahimi

Sondazh

Poll