Politike

'Jemi në fazë vlerësimi'/ Manja: Nuk ka amnisti për këtë vit

Manja tha se amnistia e të dënuarve është ende në fazën e vlerësimit, çka e bën të pamundur miratimin e saj nga Parlamenti brenda vitit 2022.

14 Dhjetor 2022, 13:16 Nga A.B
'Jemi në fazë vlerësimi'/ Manja: Nuk ka amnisti
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e përjashtoi mundësinë e amnistisë së fundvitit. Në një prononcim për MCN TV, Manja tha se amnistia e të dënuarve është ende në fazën e vlerësimit, çka e bën të pamundur miratimin e saj nga Parlamenti brenda vitit 2022.

Pyetja: Do ketë amnisti këtë vit?

'Jo. Jemi në fazën e vlerësimit. Do të kemi një amnisti, por për këtë vit, Parlamenti një ose dy seanca ka.'- tha Manja.

ulsi manja amnistia fiskale

Sondazh

Poll