Aktualitet

Kokainë në lokalin pa dokumenta/ Arrestohet në flagrancë 36- vjeçari në Pogradec, në hetim 7 të tjerë

Lokali ndodhet në fshatin Çërravë të Pogradecit, dhe përdorej për të shitur e shpërndarë kokainë, ku gjithashtu ushtroheshin dhe lojëra të paligjshme të fatit.

14 Dhjetor 2022, 13:48 Nga a.l
Kokainë në lokalin pa dokumenta/ Arrestohet në flagrancë 36-
Pogradec

POGRADEC- Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme,  7 të tjerë janë vënë nën hetim dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim në Pogradec pasi operacion policor goditi një rast të shpërndarjes së drogave si dhe aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia njofton se 36-vjeçari i arrestuar është identifikuar me iniciale E.K.. Ai së bashku me personin e shpallur në kërkim, një 31-vjeçar me iniciale M.A., kishin marrë me qira, pa dokumentacionin përkatës një lokal që ishte kthyer në ‘folenë’ e paligjshmërive. Lokali ndodhet në fshatin Çërravë të Pogradecit, dhe përdorej për të shitur e shpërndarë kokainë, ku gjithashtu ushtroheshin dhe lojëra të paligjshme të fatit.

Në cilësinë  eprovës materiale, janë sekuestruar 180 gamë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, një sasi parash, 6 pako me letra bixhozi dhe celularë që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.  

Personat që janë vënë nën hetim janë: I. H., 22 vjeç, banues në fshatin Veliternë, Maliq; K. R., 34 vjeç, banues në Podgorie, Maliq; S. K., 27 vjeç, banues në Çërravë; A.Xh, 41 vjeç, banues në Leminot, Maliq; G. Ç., 34 vjeç, banues në Sovjan, Maliq; N. S., 44 vjeç, banues në Leminot dhe I. S., 48 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

arrestime ne pogradec

Sondazh

Poll