Art&Argëtim

Dikur ishin shoqe të ngushta, Jessica ka një koment për dokumentarin e Meghan Markle

Jessica e ka dhënë një koment lidhur me dokumentarin ku ndër të tjera, në pjesën e 3-të flitej për miqtë e çiftit.

14 Dhjetor 2022, 12:44 Nga a.l
Dikur ishin shoqe të ngushta, Jessica ka një koment për
Meghan Markle dhe Jessica Mulroney

ANGLI- Jessica Mulroney dhe Meghan Markle dikur ishin shoqe shumë të ngushta. Ato krijuan një lidhje të fortë kur Meghan u transferua në Kanada për të filmuar 'Suits' dhe tre fëmijët e Jessica-s madje morën një rol të spikatur në dasmën e Meghan me Princin Harry në 2018. Vajzat nuk janë më mikesha më njëra-tjetrën dhe aryeja nuk dihet ende. Megjithatë Jessica e ka dhënë një koment lidhur me dokumentarin ku ndër të tjera, në pjesën e 3-të flitej për miqtë e çiftit, shkruajnë mediat e huaja.

Jessica ndau një postim të fshehtë në Instagram përpara publikimit të pjesës së dytë të enjten.  42-vjeçarja, e cila qëndroi e heshtur në rrjetet sociale pas publikimit të tre episodeve të para, ripostoi një citim në historinë e saj në Instagram ku shkruhej:

"Gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë ishte të mësoja se si të lëvizja pa turmën", ku u supozua se ishte një 'thumb' për ish-shoqen e saj. 

Në fillim të kësaj jave, u publikua traileri për pjesën e dytë të dokumentarit të Harry & Meghan. Çifti ka bërë një sërë deklaratash të jashtëzakonshme. Një numër i madh i përdoruesve të mediave sociale kanë sugjeruar se kjo do të shënojë fundin e marrëdhënies së çiftit me familjen mbretërore. 

"Epo, të gjithë. Unë mendoj se kjo do të jetë gozhda e fundit në arkivol për çdo marrëdhënie të mundshme familjare në të ardhmen...", shkroi njëri në Twitter.

Pjesa e dytë e serialit Netflix të Harry-t dhe Meghan-it del të enjten më 15 dhjetor, në të njëjtën ditë me Koncertin e Krishtlindjeve të Princeshës së Uellsit në Westminster Abbey./Dosja.al

dokumentari i prince harry dhe meghan ma meghan markle prince harry

Sondazh

Poll