Art&Argëtim

ME VIDEO- Britney Spears kërcen topless në dush

Këngëtarja e njohur ka "goditur" sërish përmes rrjeteve sociale.

14 Dhjetor 2022, 12:15 Nga k.m.

 

SHBA- Këngëtarja Britney Spears postoi në llogarinë e saj personale në Instagram një video ku shihet duke kërcyer topless në dush. 41-vjeçarja nuk kishte veshur asgjë përveç një fundi me bikini të kuq, ndërsa rrotullohej duke mbajtur dekoltenë në duar dhe duke kërcyer me këngën 'Doin' It' të LL Cool J.

"41 vjeç dhe më në fund po shpreh lirinë time dhe nuk e jam ndjerë kurrë më mirë! Të mësoj të dua veten është bërë pasioni im këtë vit...Më mirë të jem në lëkurën time sesa të vesh lëkurën time!,” - ka shkruar princesha e popit në mbishkrimin e videos.

Videoja mori komente të përziera nga 41.6 milionë fansat e saj, me disa që e inkurajuan atë dhe të tjerë pyesin nëse mediat e saj sociale po monitorohen.

britney spears

Sondazh

Poll