Art&Argëtim

Postoi foton me Kevin Spacey, u gjykua nga ndjekësit, aktori turk kërkon ndjesë: Bëra atë që ishte e nevojshme

Burak ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për akuzat e ngrejtura ndaj Spacey.

14 Dhjetor 2022, 12:38 Nga A.B

 

Postoi foton me Kevin Spacey, u gjykua nga ndjekësit, aktori turk
Burak Özçivit

 

TURQI- Aktori turk Burak Özçivit ka reaguar ndaj kritikave për foton e tij me Kevin Spacey në Kupën e Botës. Përmes rrjetit të tij social, Instagram, Burak ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për akuzat e ngrejtura ndaj Spacey.

“Lidhur me ketë temë kaq të ndjeshme dhe të trishtuar e kam marrë lajmin me vonesë. Jam thellësisht i trishtuar nga kjo dhe bëra atë që ishte e nevojshme. Dua t’ju bëj të ditur se unë jam absolutisht kundër kësaj çështjeje. Kjo ndjeshmëri ka qenë e tillë deri tani dhe kështu do të jetë edhe tani e tutje.  Mos jini aq të ulët sa të përpiqeni të përfitoni nga çështje të tilla të ndjeshme”, shkroi aktori.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Burak Özçivit (@burakozcivit)

Kevin u akuzua  në maj për sulm seksual ndaj tre burrave në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u largua nga një film i ardhshëm për Genghis Khan në korrik pas akuzave. Gjyqi i tij në Mbretërinë e Bashkuar është planifikuar të fillojë më 6 qershor 2023.

burak Özçivit

Sondazh

Poll