Art&Argëtim

'Nëse mundni Juven dhe Milanin..."/ Berlusconi 'i jep zemër' ekipit të tij: Do iu sjell një autobus me prostituta (VIDEO)

Lideri konservator nuk e ka transmetuar këtë fragment të fjalimit të tij në rrjetet e tij sociale, megjithatë videoja është shpërndarë tashmë kudo nëpër media.

14 Dhjetor 2022, 12:21 Nga a.l
'Nëse mundni Juven dhe Milanin..."/ Berlusconi 'i jep
Silvio Berlusconi

ITALI- Politikani italian, Silvio Berlusconi ka 'goditur' sërish. Ai ka mbajtur një fjalim gjatë darkës së Krishtlindjeve me ekipin e tij AC Monza, ku ndër të tjera shprehu vlerësime për trajnerin e tij. Berlusconi ka stimuluar ekipin, duke i premtuar diçka ekstra nëse ata arrijnë të fitojnë ndaj dy ekipeve kundërshtare, Juventusit dhe Milanit. 

Tani vijnë Juventusi, Milani dhe nëse ata mundin një nga këto klube të mëdha, unë do të dërgoj një autobus plot me prostituta në dhomën e zhveshjes”, deklaroi ai, sipas një video të raportuar nga gazeta ‘La Repubblica’.

Lideri konservator nuk e ka transmetuar këtë fragment të fjalimit të tij në rrjetet e tij sociale, megjithatë videoja është shpërndarë tashmë kudo nëpër media.

Silvio Berlusconi ka qenë i përfshirë gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë politike në të gjitha llojet e skandaleve seksiste, disa prej të cilave kanë çuar në çështje gjyqësore, të tilla si festat që ai organizoi në rezidencën e tij në Milano./Dosja.al

silvio berlusconi

Sondazh

Poll