Sport

U largua nga Kukësi, Skënderbeu nënshkruan kontratën 3-vjeçare Dzemailin

5 Shtator 2019, 09:14 Nga DOSJA
U largua nga Kukësi, Skënderbeu nënshkruan kontratën

KORÇË- Skuadra e Skënderbeut ka vijsur deri në momentin e fundit merkaton, për të krijuar një skaudrës sa më të fortë në sezonin e ardhshëm. Dje është zyrtarizuar dhe blerja më e re, Faton Dzemaili.

Klubi ka konkretizuar marrëveshjen me 20-vjeçarin i cili ka nënshkruar kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 vitet e ardhshme.

Faton Xhemaili luan në krahun e majtë të mbrojtjes ndërkohë që vitin e kaluar është aktivizuar me ekipin e Fk Kukësi në Kategorinë Superiore.

Xhemaili u transferua te verilindorët në janar të vitit 2019, por luajti vetëm 7 takime në Superiore, për një total prej 181 minutash, duke mos bindur drejtuesit e Kukësit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport blerja e re e skenderbeut faton dzemaili merkato e futbollisteve blerja e re e skenderbeut faton dzemaili merkato e futbollisteve

Sondazh

Poll