Sport

Historia përkrah Argjentinës, asnjëherë nuk eliminuar nga një gjysmëfinale Botërori

Argjentina ka luajtur katër gjysmëfinale në Kupën e Botës dhe numëron të njëjtin numër kualifikuesesh deri në finale. Skuadra e Lionel Messit, e cila takohet sot (ora 20:00) me Kroacinë e Luka Modric, dëshiron të vazhdojë këtë traditë dhe të jetë prezent në finalen e 18 dhjetorit në Doha.

13 Dhjetor 2022, 13:28 Nga DOSJA
Historia përkrah Argjentinës, asnjëherë nuk eliminuar nga

KATAR - Me traditën si aleate, Argjentina do të luftojë për të eliminuar Kroacinë dhe për t'u kualifikuar në finalen e Katarit.

Argjentina ka luajtur katër gjysmëfinale në Kupën e Botës dhe numëron të njëjtin numër kualifikuesesh deri në finale. Skuadra e Lionel Messit, e cila takohet sot (ora 20:00) me Kroacinë e Luka Modric, dëshiron të vazhdojë këtë traditë dhe të jetë prezent në finalen e 18 dhjetorit në Doha.

Argjentina fitoi gjysmëfinalen e saj të parë në Kupën e Botës në vitin 1930 me 6-1 SHBA dhe në 1986 me 2-0 Belgjikën me 2 golat e Diego Maradona. Katër vjet më vonë në Napoli, fati e solli që Argjentina e napolitanit Maradona të luajë një gjysmëfinale kundër Italisë. Nga njëra anë “Zoti” i Napolit, Maradona dhe nga ana tjetër, kombëtarja italiane!

Ndeshja u vendos me penallti me Argjentinën duke avancuar 4-3. Në vitin 2014 në Brazil, Argjentina eliminoi 4-2 me penallti Holandën dhe arriti në finalen e fundit në histori. Në vitin 1978 Argjentina fitoi trofeun, por sistemi i Kupës së Botës nuk kishte ndeshje me eliminim direkt, por dy faza në grupe para finaleve të vogla dhe të mëdha.

Gjysmëfinalet e Argjentinës

1930: Argjentinë-SHBA 6-1

1986: Argjentinë-Belgjikë 2-0

1990: Argjentinë-Itali 1-1 (4-3p)

2014: Argjentinë-Holandë 0-0 (4-2p)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll