Sport

Një gjyqtar italian do të drejtojë gjysmëfinalen e parë të “Katar 2022”...

Kujtojmë se Orsato ishte edhe arbitri i ndeshjes hapëse të Botërorit, mes Katarit dhe Ekuadorit.

13 Dhjetor 2022, 10:48 Nga DOSJA
Një gjyqtar italian do të drejtojë gjysmëfinalen e parë

KATAR - Gjyqtari Daniele Orsato (47 vjeç) është caktuar për të dhënë drejtësi në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës, mes Argjentinës dhe Kroacisë, këtë të martë (20:00), në stadiumin Iconic Lusail.

Arbitri italiani tashmë ka gjykuar një ndeshje për kombëtaren e Otamendit dhe Enzo Fernández në këtë Botëror. Më konkretisht ai ka fishkëllyer në sfidën kundër Meksikës, në fazën e grupeve, ndërkohë që kujtojmë se Orsato ishte edhe arbitri i ndeshjes hapëse të Botërorit, mes Katarit dhe Ekuadorit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll