Sport

VIDEO / Mbappe-Hakimi dueli fillon përpara ndeshjes..."Më dhemb zemra por më duhet ta vras..."

Skuadra e Paris Saint-Germain ka zbuluar një video bashkëbisedimi mes dy yjeve të sajë dhe të kombëtareve të tyre Francës dhe Marokut përpara gjysmëfinales së Botërorit

13 Dhjetor 2022, 12:30 Nga DOSJA
VIDEO / Mbappe-Hakimi dueli fillon përpara ndeshjes..."Më dhemb

KATAR - Në prag të gjysmëfinales së dytë të Botërorit ajo mes Francës dhe Marokut, Paris Saint-Germain zbulon një bashkëbisedim të dy yjeve të saj dhe dy ikonave të përfaqësueseve të tyre, Francës Kylian Mbappe dhe Marokut Ashcraf Hakimi.

 

- Jemi këtu në stadiumi Education City, 40.000 tifozë mund të jenë këtu për të parë Francë-Tunizi shpresojmë të fitojmë dhe të përballemi me Marokun. Aty do të shkatrojë mikun tim..." - thotë Mbappe

- Unë do të të godas... - shton Hakimi.

- Më dhemb pak zemra për këtë gjë, por ju e dini futbolli kështu është...më duhet ta "vras" këtë" - përfundon Mbappe.

Një ndeshje me objektiva të ndryshëm oër skuadrat, njëra për të mbrojtur kurorën e kampiones së botës dhe tjetra që tashmë e ka shkruar historinë si skuadra e parë afrikane në një gjysmëfinaleje të aktivitetit më të madh futbollistik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll