Sport

“Katar 2022”/ Ivan Perisic optimist, synon të ndalojë Lionel Messin...

Para gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Kroacisë, Ivan Perisic ka folur për misionin e Lionel Messit me ‘Albiceleste’. Lojtari i Tottenham nuk ka ndërmend t'i bëjë asnjë dhuratë "Pleshtit".

13 Dhjetor 2022, 10:14 Nga DOSJA
“Katar 2022”/ Ivan Perisic optimist, synon të ndalojë

KATAR - Anësori Ivan Perisic ka folur para gjysmëfinalet Argjentinë-Kroaci për Kupës së Botës. Ai është shprehur optimist për skuadrën e tij, duke lënë të kuptohet se skuadra kroate është e përgatitur për të frenuar Leo Messin, për të arritur suksesin e radhës, daljen në finale, pasi më pare në çerekfinale eliminuan Brazilin. 

“Pamë në raundin e fundit që Portugalia dhe Cristiano Ronaldo humbën. Ai ka qenë në pesë Kupa Botërore dhe nuk ka arritur të fitojë një, dhe Messi po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë për Argjentinën. Kështu që ai me siguri do të bëjë gjithçka që mundet për ta çuar ekipin e tij në finale dhe për të fituar trofeun. Por nga ana tjetër, edhe ne do të bëjmë gjithçka për të fituar. Do të jetë një lojë shumë e mirë, shumë solide dhe do të bëjmë maksimumin për të fituar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll