Sport

Ten Hag i kënaqur me performancën e mbrojtësit të tij Maguire në Kupën e Botës...

Nga kampi stërvitor i Mançester Junajtid në Spanjë, tekniku Erik ten Hag ka qenë entuziast për paraqitjet e Harry Maguire gjatë Kupës së Botës, duke i kërkuar kalimthi që të ruajë formën e tij të shkëlqyer edhe te Mançester.

13 Dhjetor 2022, 10:35 Nga DOSJA
Ten Hag i kënaqur me performancën e mbrojtësit të tij

SPANJE - Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag tha se qendërmbrojtësi Harry Maguire pati një Botëror shumë të mirë dhe i kërkoi atij të vazhdojë performancën e tij edhe kur të rifillojë Premier League. Maguire humbi vendin e titullarit te United në gusht, por 29-vjeçari i luajti të gjitha ndeshjet e Anglisë në Katar, deri sa u eliminuan në çerekfinale nga Franca (2-1).

“Është e qartë se ai është mjaft i mirë për të luajtur në nivelin më të lartë,- tha Ten Hag gjatë kampit stërvitor të United në Spanjë. - Ai kishte një periudhë në Mançester ku nuk po performonte mirë. Por për Anglinë, ai luan mirë pothuajse gjatë gjithë kohës”. 

“Ne duam që ai ta rikthejë atë formë sportive me vete në Mançester,- shtoi tekniku holandez. - Mendoj se ai pati një Botëror shumë të mirë. Kur ai luan me besim si tani, ai është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne dhe këtë e presin të gjithë”.

Manchester United do të rifillojë garën më 21 dhjetor me një ndeshje në shtëpi të Premier League kundër Burnleyt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll