Politike

'Është e falsifikuar'/ E datës 13 mars të vitit 2007, kjo është shkresa për të cilën flet Bumçi

Faksi, për të cilin ish-ministri i Drejtësisë ngulmon se është i falsifikuar miratonte lëvizjen ligjore për të përligjur demontimin e armëve në Gërdec dhe i drejtohej ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu.

13 Dhjetor 2022, 12:47 Nga A.B
'Është e falsifikuar'/ E datës 13 mars të vitit
Aldo Bumçi

TIRANË- Dokumenti më poshtë, është ajo për të cilën foli ditën e sotme ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi.

'Është e falsifikuar'/ E datës 13 mars të vitit

Faksi mban datën 13 mars të vitit 2007 dhe është shkresë e dërguar për të koordinuar punën për hartimin e vendimit të Këshillit të Ministrave: “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi”.

Faksi, për të cilin ish-ministri i Drejtësisë ngulmon se është i falsifikuar miratonte lëvizjen ligjore për të përligjur demontimin e armëve në Gërdec dhe i drejtohej ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu.

Bumçi u paraqit sot në SPAK, ku u pyet si person që ka dijeni për hetimet e çështjes 'Gërdeci'. Ai u shpreh para mediave se shkresa për Shkëlzen Berishën është e falsifikuar e se për këtë ka bërë denoncim në prokurori aso kohe, por nuk janë kryer hetime. 

aldo bumci

Sondazh

Poll