Politike

Jaço: Të luftojmë informalitetin! Amnistia fiskale dhe pasaporta e arta të frenohen

Jaçe tha se duhet të frenohen të gjitha politikat që bien ndesh me politikat e moneyval.

13 Dhjetor 2022, 11:58 Nga A.B
Jaço: Të luftojmë informalitetin! Amnistia fiskale dhe
Enio Jaço

TIRANË- Kryetari i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaço deklaroi ditën e sotme se amnistia fiskale dhe pasaportat e arta nuk e ndihmojnë vendin. Në një konferencë për mediat, Jaçe tha se duhet të frenohen të gjitha politikat që bien ndesh me politikat e moneyval.

'Ne sygjerojmë që të frenohen politikat që bien ndesh me politikat e moneyval apo ato të parandalimit të parave. Çdo iniciativë, si amnistia fiskale apo pasaportat e arta nuk ndihmojnë në situatën në të cilën është Shqipëria, në zonën gri. Zona e zezë janë tre vende, Mianmar, Irani, Kore e Veriut. Nuk besoj se duam të shkojmë në atë shoqëri. Duhet luftë e jashtëzakonshme për informalitetin. Eshtë absurde që FMN detyrohet të bëjë komente për vijimësinë e vendit që qëndron në listën gri të MoneyVal.'-tha Jaço.

enio jaco

Sondazh

Poll