'Gërdeci'/ Bumçi në SPAK, ish-ministri: Shkresa për Shkëlzen Berishën është falsifikuar, kam bërë kallëzim
Bumçi u shpreh se shkresa për Shkëlzen Berishën me shkrimin e tij është e falsifikuar, gjë për të cilën siç tha ka kërkuar hetim shumë vite më parë.

TIRANË- Ish-ministri Aldo Bumçi u paraqit ditën e sotme në SPAK. Ai u pyet nga prokurorët e posaçëm si person që ka dijeni për tragjedinë e Gërdecit. Pas përfundimit të marrjes në pyetje, Bumçi tha për mediat se kishte qënë i hapur për këtë çështje edhe më parë. Ndër të tjera, ai pohoi se shkresat e gjetura, dhe ajo për Shkëlzen Berishën që mban emrin e tij është e falsifikuar.
'Më pyetën si person që ka dijeni për çështjen. Qëndrimet e mia janë të dokumentuara, qëndrimi im ka qënë publik. Përgjigjia e dërguar nga ne nuk ka një shënim të tillë. Kur ne i kemi çuar Ministrisë së Mbrojtjes që nuk kemi vërejtje del një shkresë që ka një shënim për zotin Shkëlzen Berisha, por kjo shkresë është e falsifikuar dhe nuk i qëndron asnjë testi. Nëse unë kisha nevoja të komunikoja me Shkëlzen Berishën do e bëja me faks. Nuk ke nevojë të çosh shkresë nga Ministria e Mbrojtjes për Shkëlzen Berishën. Ministri i Drejtësisë lë shënime për vartësit e tij me shkrim dore në qindra mijëra shkresa dhe këto shënime të miat janë në shkresa të ministrisë që kam shërbyer. Por nuk ishte as imitim i shkrimit tim, ishte një shkrim tjetër. Çështja u shqyrtua kur unë isha deputet i thjeshtë dhe kam ndërmarrë dy akte. Si përgjegjësi politike kam rreshtuar faktet dhe kam bërë kallëzim penal në atë kohë dhe kam kërkuar të hetohet kaligrafia. Nuk ka dy shkrime njësoj, por e theksoj nuk ishte as imitim i shkrimit tim.
Unë nuk kam asnjë njoftim se pse prokuroria nuk e ndoqi atë cështje në vitin 2008. Unë mbajta këtë qëndrim, që shkresa nuk është shënimi im. Po përsëris atë që kam thënë dhe atëherë. Nga media opozitare mora vesh që ishte një shënim. U falsifikua një shkresë që nuk i qëndron shkrimit. Kjo ishte për të goditur zotin Berisha. Kush ju ftoi sot ju këtu? Nuk e kam për ju, për publikun, unë nuk ju ftova, kush ju ftoi sot? Ata që e përdorën çështjen në vitin 2008-2009'
Pyetja: A keni pasur kontakte me zotin Berisha?
Bumçi: Unë e kam takuar kur u futa në PD, në 2004, takimet tona kanë qënë për fushatë. Nuk i druhem asgjë. Kjo çështje, po përdoret nga politika. Kam bërë kallëzim para 14 vitesh për këtë gjë. Unë erdha si person që ka dijeni për çështjen'.
Për çështjen “Gërdeci” hetimet u rihapen pas kërkesës së prokurorisë për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu.
SPAK kërkoi rigjykimin e Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin. Ndërkohë Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sipas avokatëve të tij, ky vendim cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.
Sondazh
FIER/ Vjehrri rreh nusen, njëri kapet me drogë e tjetri shkaktoi një aksident, arrestohen 2 persona, në hetim 2 të tjerë
Fier FIER- Dy persona janë vënë në pranga sot nga Policia e Fierit dhe dy të tjerë janë në hetim pasi akuz9ohe...
Shkarkim me shkelje nga Vettingu, Strasburgu i jep të drejtë Sevdarit, gjobit me 24 mijë euro shtetin shqiptar (VENDIMI)
Antoneta Sevdari TIRANË- Ish-prokurorja Antoneta Sevdari ka fituar procesin me shtetin shqiptar për shkarkimin nga detyra. Gjykata Ndërkomb&...
Atentati ndaj Dashamir Gjokës në 2017-ën! Ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë 37-vjeçari (EMRI)
Policia TIRANË- Ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, Enkel Kërtalli. 37-vjeçari ishte i shpallur në kërkim nd...
VIDEO/ Nisin reshjet e para të dëborës në malësinë e Krujës
Bore KRUJË- Me ardhjen e dimrit kanë nisur reshjet e para të dëborës. Në malësinë e Krujës, gatë nat...
Përmirësimi i ri i WhatsApp është ajo që kanë pritur përdoruesit e Android dhe iPhone
WhatsApp SHBA- Një veçori, të cilën përdoruesit e WhatsApp kanë dëshiruar prej kohësh, më n&...
Bëri burrin e tezes për spital, arrestohet 53-vjeçari në Gjirokastër
Policia GJIROKASTËR- Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar burrin e tezes. Policia informon se në prang...
Situata e motit të keq në Lezhë, 220 ha tokë bujqësore të përmbytura
Përmbytje në Lezhë LEZHË- Situata e motit në qarkun e Lezhës vijon të jetë problematike, nga reshjet e dendura...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 13 dhjetor 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë ve...
HARTA LIVE: Rrebeshe shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot
Moti TIRANË- Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të pakta pasdite në Jug perën...
Sunak zbulon VENDIMIN për emigrantët, pritet të vendosë Shqipërinë në të njëjtin nivel me vendet “e sigurta” të BE
Edi Rama, Rishi Sunak BRITANI- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak pritet të njoftojë vendimin e qeverisë së ...
