Sport

Pas goleadës 4-0 ndaj Tiranës, trajneri Emiljano Çela largohet nga Kastritoti...

Dorëheqja e dytë brenda javës së 13-të. Pas Enkelejd Dobit te Kukësi, është edhe trajneri i skuadrës krutane, që largohet nga funksionet e tij

13 Dhjetor 2022, 07:10 Nga DOSJA
Pas goleadës 4-0 ndaj Tiranës, trajneri Emiljano Çela largohet

TIRANE - Emiliano Çela nuk është më krye të pankinës së skuadrës së Kastriotit. Lajmi është bërë i ditur vetë trajneri fill pas humbjes 4-0 ndaj Tiranës në intervistën për Oversport, duke shpjeguar se ia ka paraqitur dorëheqjen e pakthyeshme edhe drejtuesve të klubit krutan.

“Nuk dua të ndaloj shumë te ndeshja. Po vij me njoftim të rëndësishëm për mua, jam takuar edhe me lojtarët dhe me drejtuesit e klubit, kam dhënë dorëheqjen time për arsye personale të miat. Ky është vendim që nuk vjen emocionalisht nga ndeshja e sotme. Kjo është diçka që e kam menduar për një kohë të mjaftueshme. U bë thuajse një vit që kam punuar te ky ekip, sinqerisht kam vetëm falënderime maksimale për të gjithë. Më vjen shumë keq. E theksoj që është për arsye personale. Patjetër është pa kthim pas. I uroj suksese ekipit, është një grup i mirë, i mirëstërvitur dhe mirëpunuar. Faleminderit dhe të gjithë të mirat edhe juve”,- tha ai për Oversport pas sfidës, duke mos pranuar pyetje.

Pas dorëheqjes së Enkelejd Dobit nga detyra si trajner i Kukësit një ditë më pare, të hënën, pas ndeshjes Tirana-Kastrioti (4-0), që mbylli edhe javën e 13-të të Abissnet Superiores, është edhe Emiljano Çela që jep dorëheqjen si trajner i Kastrotit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll