Sport

Nuk ka masë për të, Leo Messi sot në fushë për ndeshjen historike ndaj Kroacisë...

“Pleshti” sonte do të ketë mundësinë e fundit që të fitojë titullin e vetëm që po i mungon në sirtar, Kupën e Botës

13 Dhjetor 2022, 07:30 Nga DOSJA
Nuk ka masë për të, Leo Messi sot në fushë për

KATAR - Argjentina do ta luajë sonte ndoshta ndeshjen më të rëndësishme në histori. Ata do të përballen me nënkampionët e Botërorit të kaluar, Kroacinë, që shkaktoi sensacion për herë të dytë në Katar, duke mundur Brazilin nga pika e bardhë e penalltive.

Përkundër hamendësive për ndonjë masë të mundshme ndaj kapitenit të “Albicelestëve” për sjelljen e tij në ndeshjen çerekfinale ndaj Holandës, komisioni i etikës i FIFA-s, nuk ka marrë asnjë masë disiplinore për “Pleshtin’ e Argjentinës.

Kçsisoj, Lionel Messi sonte do të ketë mundësinë e fundit që të fitojë titullin e vetëm që po i mungon në sirtar, Kupa e Botës. Ai do të jetë në fushë, por për ta arritur këtë sukses, i duhet edhe pakëz fat dhe shumë punë, ndaj një Kroacie, që s’e ka ndërmend të ndalet lehtë.

Kroacia madje kërkon ta bëjë të pamundurën dhe kërkon herën e tretë për trofeun. Në anën tjetër, Messi suksesin më të lartë në Botëror e kishte në vitin 2014, kur u mposht nga Gjermania e Mario Gotzes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll