Bota

VIDEO- Kryeministrja e Zelandës së Re OFENDON rivalin e saj në Kuvend, i kërkon falje me SMS

Jacinda Ardern ka kërkuar falje për fyerjen që bëri në parlament. 

13 Dhjetor 2022, 11:39 Nga A.B
VIDEO- Kryeministrja e Zelandës së Re OFENDON rivalin e saj në
Jacinda Ardern

ZELANDA E RE- Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është kapur 'mat' duke ofenduar politikanin rival gjatë një debati parlamentar. Ajo u dëgjua duke pëshpëritur një fyerje për David Seymour, liderin e Partisë ACT, në mikrofon teksa u ul pasi iu përgjigj pyetjes së tij në parlament.

"Ne kemi marrë gjithmonë vendime të cilat besuam se ishin në interesin më të mirë në atë kohë," tha Ardern, më pas shtoi: "Një p**** kaq arrogant"

Ofendimi nuk u dëgjua nga shumica e anëtarëve, por u kap në regjistrime, duke e detyruar më pas Ardern të kërkonte falje. Ajo i dërgoi Seymour një mesazh me tekst për t'i kërkuar falje.

“Kërkoj falje, nuk është diçka që duhet ta kisha thënë”, mësohet të jetë shkruar në tekst, raporton DailyMail.

Ajo gjithashtu shtoi: "Siç do të thoshte mamaja ime, nëse nuk keni ndonjë gjë të mirë për të thënë, mos e thoni".

Seymour tha se ai pranoi faljen e më pas e uroi Ardern për Krishtlindje.

jacinda ardern zelanda e re david seymour

Sondazh

Poll