Bota

Sulmi i deputetëve nga protestuesit në Malin e Zi/ Kryedemokrati: E drejta demokratike për të protestuar nuk duhet të rrezikojë asnjë

Ai u bëri thirrje të gjithë liderëve të partive politike që të kontribuojnë në qetësimin e tensioneve në mënyrë që përfundimisht të ndalen skenat e dhunës, kërcënimeve dhe nënçmimeve.

13 Dhjetor 2022, 11:19 Nga a.l
Sulmi i deputetëve nga protestuesit në Malin e Zi/ Kryedemokrati: E
Aleksa Bečić

MAL I ZI- Kryetari i Partisë Demokratike të Malit të Zi, Aleksa Beçiç, ka dënuar sulmin ndaj deputetit të Partisë Boshnjake Sulj Mustafiq dhe deputetit të Forcës Genci Nimanbegu.

Ai shkroi në Twitter se e drejta demokratike për të protestuar dhe për të shprehur mendimin nuk duhet të rrezikojë në asnjë mënyrë askënd, pavarësisht nga pozita apo përkatësia politike. Gjithashtu, ai u bëri thirrje të gjithë liderëve të partive politike që të kontribuojnë në qetësimin e tensioneve në mënyrë që përfundimisht të ndalen skenat e dhunës dhe kërcënimeve.

Deputetët Sulj Mustafiq dhe Genci Nimanbegu u sulmuan gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme para Kuvendit, pas miratilit të Ligjit të ndryshuar të Presidentit, ku policia neutralizoi situatën me granata trullosëse./Dosja.al

tensione ne malin e zi aleksa bečić

Sondazh

Poll