Politike

Berisha jep paralajmërimin: Do nisim beteja që vendi nuk i ka parë kurrë më parë

Sali Berisha tha se PD dhe opozita do të nisin beteja kundër qeverisë që nuk janë parë kurrë në asnjë moment më parë. 

12 Dhjetor 2022, 17:07 Nga k.m.
Berisha jep paralajmërimin: Do nisim beteja që vendi nuk i ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita do të nisë aksionin kundër qeverisë. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Sali Berisha tha se PD dhe opozita do të nisin beteja kundër qeverisë që nuk janë parë kurrë në asnjë moment më parë. 

"E gjithë bota e kishte lajm kryesor se në Tiranë u mblodh Samiti por opozita ishte në këmbë për korrupsionin. E nxorrën opozitën fitimtare. E nxorrën më të motivuar se kurrë për betejat që i kemi para. Kanë 2 objektiva më të rëndësishme. Rikthimin e të drejtës së votës së lirë. Të vështira dhe të realizueshme. Njëherë u çoj përshendetje të përzemërt të gjithë opozitarëve dhe i ftoj që të qëndrojmë në këmbë për beteja që vendi nuk i ka parë më parë. Atyre që përpiqen t'u japin betejave tona karakter frikësues i them që jeni skllevër të një regjimi që iu ka zhveshur nga çdo gjë. Kjo betejë do të kthejë shqiptarët të lirë. Të zhdukë rrjetën e merimangës së patronazhistëve, të kthejë shtetin ligjor,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll