Politike

Blendi Çuçi sherr me Tërmet Peçin para Ruçit, akuzat për mashtrim, çfarë ndodhi në mbledhjen e PS-së, shkak kryetarja

6 Shtator 2019, 18:09 Nga DOSJA
Blendi Çuçi sherr me Tërmet Peçin para Ruçit,

GJIROKASTËRNë mbledhjen e zhvilluar mes Gramoz Ruçit dhe drejtuesve të PS-së së Jugut ka pasur një debat mes Tërmet Peçit dhe ministrit  të Bujqësisë, Blendi Çuçit.  Dosja.al mëson se shkak për këtë debat është bërë përzgjedhja e kandidaturës  për kryetar të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës. Kjo pasi të dy kishin alternativa të kundërta për të mbështetur kandidaturën për kreun e ri të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës.

Blendi Çuçi vendosi për të propozuar në mbledhjen e Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, si kandidaturë të vetm për postin e drejtueses së Këshillit te Qarkut, emrin e Lindita Roves prej 6 vitesh drejtuese e DAR Gjirokastër. Veprimi i Çuçit ngjalli debat të ashpër mes tij dhe kryebashkiakut te Tepelenës Termet Pecit, i cili ishte përkrahës i hapur i  Matilda Salës, kandidates tjetër.

Ministri i është drejtuar edhe Gramoz Ruçit duke i thënë se kandidatura e Rovës, ka marrë konsensusin e palëve brenda PS. Në këtë moment ka ndërhyrë Peçi, i cili e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e Çuçit, pasi sipas tij nuk është diskutuar dhe as të jetë vendosur me konsensus kandidatura e Rovës.

Si përfundim kryetarja e re e Këshillit të Qarkut Gjirokastër u vendos Lindita Rova.  Për Matilda Salën, ky është zhgënjimi i tretë që pëson nga Rilindja, pasi te parin e mori nga shmangia e saj për të qënë deputete pas dorëzimit te mandatit të Flamur Golemit,  tre muaj më parë zhgënjimi i dytë, ishte refuzimi nga Rama për të qenë kandidate për kryetare Bashkie të Tepelenës dhe i treti kjo që ndodhi dje.

Kush është Matilda Sala?

Sala një emër me peshë intelektuale dhe stature politike në Tepelenë dhe jo vetëm, u tërhoq nga posti i këshilltares në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës si dhe nga posti i këshilltarës bashkiake të Tepelenës pak orë para konstituimit të këtij organi të nivelit të dytë vendor.

(J.V/ F.M/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjirokaster lindita rova sherri çuçi tërmet peçi zgjidhet kryetarja e re e keshillit ne gjirokaster gjirokaster lindita rova sherri çuçi tërmet peçi zgjidhet kryetarja e re e keshillit ne gjirokaster

Sondazh

Poll