Aktualitet

'Rama thotë fermerët të shtojnë blegtorinë'/ Banorët e Dibrës në protestë kundër ndërtimit të ujësjellësit: Do të vdesim këtu dhe ujin s'e lëshojmë

Banorët paralajmëruan se protesta do të vijojë dhe se nëse do të ishte e arsyeshme do të bojkotojnë edhe zgjedhjet e ardhshme lokale. 

12 Dhjetor 2022, 10:56 Nga a.l
'Rama thotë fermerët të shtojnë blegtorinë'/
protesta

DIBËR- Banorët e tre fshatrave në Dibër kanë protestuar kundër ndërtimit të ujësjellësit për fshatin Maqellarë. Më konkretisht, projekti prek banorët e Kërçishtit të Poshtëm, Kërçishtit të Sipërm dhe Kllobçishtit të cilët nuk pranojnë marrjen e ujit në malin mbi fshatrat e tyre për banorët e Maqellarës. Ata shprehen se uji është i vetmi që siguron jetesën e tyre pasi merren me bujqësi dhe se nuk do t'a lejojnë Bashkinë të ndërhyjë për ndërtimin e ujësjellësit. 

Në 30 vite demokraci i kanë vënë këmbën në fyt fshatit. Nuk kemi ku të marrim ujë. I bëjmë thirrje pushtetarëve të vejnë dorën në zemër dhe të mendojnë. Çfarë bëjnë kështu? Është gjynah të marrin ujin fëmijëve”, ka thënë një prej banorëve.

Ne jemi fermerë. Edi Rama thotë fermerët të shtojnë blegtorinë, por ajo blegtori nuk do ujë, tokë. Si do t’ja bëjmë’, ka thënë një tjetër banore.

Banorët paralajmëruan se protesta do të vijojë dhe se nëse do të ishte e arsyeshme do të bojkotojnë edhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

Prej disa ditësh banorët e tre fshatrave në Dibër kanë protestuar kundër vendimit të Bashkisë për ndërtimin e ujësjellësit teksa janë shprehur të revoltuar se ata nuk kanë bërë asnjë marrëvëshje lidhur me këtë projekt. Ata më herët janë shprehur se prej 30 vitesh nuk është bërë asnjë investim në këto fshatra, ndërsa tashmë nuk do u lejojnë atyre të marrin edhe ujin.

banoret e dibres ne proteste

Sondazh

Poll