12 Dhjetor 2022, 10:56
Nga a.l
Moti i keq
SHKODËR- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e fundit lidhur me situatën e motit të keq në vend. Në njoftimin zyrtar bëhet më dije se lumenjtë janë në kuotat e tyre normale, akset rrugore janë të qarkulueshme, ndërsa grupet e punës vazhdojnë në teren për riparimin e dëmeve të shkaktuara. Poashtu ka tërheqje të ujit në disa sipërfaqe në bashkinë Lezhë, Shkodër, Shijak, Krujë. Në bashkinë Mirditë, në afërsi të qytetit Rrëshen forcat po punojnë për riparimin e një segmenti rruge, të dëmtuar nga prurjet e shumta të përroit të Zmejës. Është mundësuar qarkullimi normal në fshatin Bogë, në njësinë administrative Shkrel, ku pati vërshim të përroit të Bogës. Kontraktorët kanë punuar dhe normalizuar situatën edhe në rrugën mes fshatrave Bënçë dhe Lekdush në Tepelenë. Normale paraqitet sot situata edhe në Durrës, Krujë, Vlorë, Fier, ndërsa nuk janë raportuar probleme nga qarqet e tjera të vendit, si pasojë e kushteve të motit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për situatën e reshjeve në vend, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin ditën e fundit.
Sipas të dhënave të marra nga Drejtoria e Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, në Agjencinë e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me prefekturat, me emergjencat civile në bashkitë e qarqeve, apo drejtuesit e Njësive të Qeverisjes Vendore, sot situata e krijuar si pasojë e reshjeve është e qetë.
Lumenjtë janë në kuotat e tyre normale, akset rrugore janë të qarkullueshme, ndërsa grupet e punës vazhdojnë në teren për riparimin e dëmeve të shkaktuara.
Ndërhyrja e menjëhershme nga strukturat përgjegjëse, si ato bashkiake, kontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve apo OSHEE ka bërë që situata të normalizohej shpejt.
Ka tërheqje të ujit në disa sipërfaqe në bashkinë Lezhë, Shkodër, Shijak, Krujë.
Në bashkinë Mirditë, në afërsi të qytetit Rrëshen forcat po punojnë për riparimin e një segmenti rruge, të dëmtuar nga prurjet e shumta të përroit të Zmejës. Në fshatin Lgjin, njësia administrative Orosh, fadromat e bashkisë janë duke punuar për pastrimin e rrugës.
Është mundësuar qarkullimi normal në fshatin Bogë, në njësinë administrative Shkrel, ku pati vërshim të përroit të Bogës.
Po ashtu ndërhyrja në kohë normalizoi situatën që u krijua për shkak të prurjeve të përroit të Çullos në Gjirokastër si dhe në lagjen “Lenxat”, në Lazarat si pasojë e prurjeve të përroit të Sopotit.
Kontraktorët kanë punuar dhe normalizuar situatën edhe në rrugën mes fshatrave Bënçë dhe Lekdush në Tepelenë.
Normale paraqitet sot situata edhe në Durrës, Krujë, Vlorë, Fier, ndërsa nuk janë raportuar probleme nga qarqet e tjera të vendit, si pasojë e kushteve të motit.
Sipas të dhënave të Intitutit të Gjeoshkencës si dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i vranët me intervale të pakta e kthjellime, reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriut dhe pjesërisht në zonën e qendrës reshjet hera – herës do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në lartësitë mbi 800-900 në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.
Agjencia e Mbrojtjes Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes është duke ndjekur me prioritet situatën, në bashkëpunim me autoritetet vendore, në mënyrë që të koordinohet puna për një ndërhyrje të menjëhershme në rast problematikash që mund të krijohen nga reshjet.
permbytet shqiperia 2022
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:48
k.m.
Erjon Alibej
ELBASAN- Tre dronë të kapur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në banes&e...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:42
a.l
Durrës
DURRËS- Reshjet intensive të shiut që nisën që prej mbrëmjes së djeshme dhe kanë vijuar...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:39
A.B
Kudusi Shahu
TIRANË- Prokurori i Tiranës, Kudusi Shahu është shkarkuar nga detya. Atij iu zbuluan probleme në pasuri ç'ka s...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:29
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të të dielës n&...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 09:56
a.l
Moti i keq në Elbasan
ELBASAN- Moti i keq në Elbasan ku reshjet e shiut kanë qenë prezente edhe gjatë mbrëmjes ka shkaktuar p...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:06
d.a.
Viktima dhe autori
GREQI- 24-vjeçari shqiptar, i cili vrau të dashurën e tij 19-vjeçare gjithashtu shqiptare, tentoi të mashtr...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:16
k.m.
Foto nga dokumentat
TIRANË- Homeland Justice publikojnë certifikatat e sigurisë së punonjësve të Ministrisë së Bren...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:09
A.B
Banoret
FIER- Banorët e Beshanit të Fierit janë ngritur ditën e sotme në protestë, duke bllokuar autostradën Levan-Fier....
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 10:07
A.B
Porti i Durresit
DURRËS- Abdullah Tanriverdi me origjinë turke është arrestuar ditën e sotme në Portin e Durrës. Ky pers...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 09:39
d.a.
Agron Gjata
ITALI- Trupi i Agron Gjatës iu kthye familjes së tij, të cilët sot në orën 14.30 do t'i bëjnë...