Aktualitet

Pëmbytet nënkalimi afër TEG-ut, Marku: 13.7 milion euro investim, Veliaj e bëri për makina dhe varka

Gazetari Bled Marku ka ndarë foton nga nënkalimi, i cili shihet se është i mbuluar nga uji.

12 Dhjetor 2022, 07:51 Nga A.B
Pëmbytet nënkalimi afër TEG-ut, Marku: 13.7 milion euro investim,
Nenkalimi

TIRANË- Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në qytetet veriore mirëpo Tirana s'ka mbetur pas. Disa zona, përfshirë rrugë u përmbytën pas reshjeve që kanë prekur vendin ditët e fundit. Ashtu ndodhi dhe në nënkalimin afër TEG-ut. Gazetari Bled Marku ka ndarë foton nga nënkalimi, i cili shihet se është i mbytur me ujë. Ai shkruan me ironi se kryebashkiaku Veliaj e ka kryer investimin për 2 funksione, që t'i shërbejë makinave dhe varkave. 

REAGIMI:

Me vetem 13.7 milion euro
Kete nenkalim afer TEG-ut
E kane bere me 2 funksione
Per makina dhe varka
Bravo Erion Veliaj

bled marku

Sondazh

Poll