Aktualitet

Situata nga moti i keq në Krujë, 20 familje të izoluara në Murqinë, qindra hektarë nën ujë

Në Krujë 20 familje vijojnë të jenë të izoluara nga uji.

12 Dhjetor 2022, 08:26 Nga A.B
Situata nga moti i keq në Krujë, 20 familje të izoluara në
Permbytje

KRUJË- Sot situata nga reshjet e shiut duket më e qetë. Reshjet kanë pushuar e për pasojë niveli i lumit Ishëm ka rënë në zonën e Murqinës, shumë sipërfaqe vijojnë të janë të përmbytura.

Mirëpo, në Krujë 20 familje vijojnë të jenë të izoluara nga uji. Kjo situatë krijohet nga kanalet e pa pastruara të cilat në vend që ta përcjellin ujin në lumë e kthejnë atë mbrapsht, duke bërë që niveli i ujit të mos ulet.

Prej dy ditësh janë rikthyer reshjet në territorin shqiptar. Disa zona janë përmbytur ndërsa të tjera kanë pasur probleme me qarkullimin e mjeteve. Moti i tillë do të vijojë të jetë prezent në territorin shqiptar deri në fund të javës. 

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll