Politike

Berisha e mbyll fjalën me thirrje: Azem ti je gjallë! Jetën e japim dhe votën s’e falim, do ta përmbysim këtë kalbësirë

Misioni bazë, tha Berisha, është kthimi i votës së lirë për shqiptarët. 

11 Dhjetor 2022, 19:45 Nga F.M
Berisha e mbyll fjalën me thirrje: Azem ti je gjallë! Jetën e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka mbyllur fjalën e tij në 32-vjetorin e lindjes së Partisë Demokratike me një nderim për të ndjerin Azem Hajdari. Në fjalën e tij, Berisha tha se përkulet para veprës e të gjithë kontributit që ai ka dhënë në selinë blu. Misioni bazë, tha Berisha, është kthimi i votës së lirë për shqiptarët. 

"Nderim atyre që kanë qenë dhe do mbeten heronjtë e mi me të admiruar. Unë përulem me nderim të madh dhe falenderoj ata qindra e mijëra, burra dhe gra që investuan dijet e tyre në këto dekada për transformimin e Shqipërisë, e cila me gjithë situatën dramatatike që ndodhet, por krahasuar me Shqipërinë e 32 vite më parë është 32 herë më larg, pa asnnjë krahasim. PD u themelua 32 vite më parë, para së gjithash si parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, njerëzve më të shtypur të planetit. U themelua si parti e vlerave demokratikë. PD u themelua si një parti e vlerave tradicionale të kombit shqiptar. Ajo u themelua si parti atdhetare, gardiane dhe avokate e interesit dhe çështjes kombëtare. Kjo parti arriti në qeverisjen e saj rezultate në shumë aspekte të jashtëzakonshme. Arriti të dëshmohet lokomotive e proceseve integruese. Arriti në vendin e hiperkolektivizmit total në një hark kohor të vendose tregun e lirë. Sot jemi më të fuqishëm se çfarë ishim në 1990. Sot misioni bazë është të rikthejë votën e lirë për qytetarët shqiptarë. Motoja do të jetë, jetën e japim votën nuk e falim. Do ta përmbysim këtë kalbësirë. Nuk do të kursejmë asgjë, jetën e japim dhe votën s’e falim. Azem t’i je gjallë,"- tha Berisha dhe u largua nga podiumi. 

sali berisha 32-vjetori i pd

Sondazh

Poll