Politike

Djali i Bujar Nishanit prek me fjalët: Bab, na mungon të gjithëve, Shqipëria do të bëhet, fiks siç deshe ti

Ersi Nishani shton më tej se Shqipëria do të bëhet, pikërisht ashtu siç shpresonte babai i tij.

11 Dhjetor 2022, 19:09 Nga F.M
Djali i Bujar Nishanit prek me fjalët: Bab, na mungon të
Ersi dhe Bujar Nishani

TIRANË- Ersi Nishani, djali i Presidentit të ndjerë Bujar Nishani, i cili njëkohësisht ishte dhe pjesë strukturave të Partisë Demokratike i ka dedikuar disa rreshta babait të tij sot. Në një postim në Facebook, i riu shkruan se Bujar Nishani ka qenë i pari që ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga PD-ja, pasi e ka kuptuar lojën e tij. Ersi Nishani shton më tej se Shqipëria do të bëhet, pikërisht ashtu siç shpresonte babai i tij.

Postimi i plotë:

Ti ishe i pari qe ngrite zerin dhe kerkove doreheqjen e Lulzim Braves nga misioni i tij per te shkaterruar opoziten dhe demokracine ne Shqiperi! Ti ishe i vetmi qe akuzove publikisht Lulzim Braven per komplote mbrapa krahesh dhe percarje te opozites ne bashkepunim me Edi Ramen!  Ti e doje kete parti me gjithe zemer , pa interes material apo vetjak, sepse Ti kishe kapur majat e karrieres tende por e shihje PD si shpresen e vetme per nje Shqiperi me demokratike!  Me vjen mire qe arrite te shohesh rithemelimin e PD, ashtu sic deshiroje ti.  Sot ende ka disa deshtake, qe vazhdojne nen gjurmet e Lulit, sabotimin e opozites dhe demokracise ne Shqiperi. Keta deshtake do te vazhdojne, pasi ndryshe nga ty, ata shohin interesin material dhe vetjak, atyre nuk i behet vone as per demokratet, as per opoziten, as per demokracine. Por ashtu sic me thoje ti gjithmone - drejtesia vonon, por nuk harron. Dhe ata qe le pas, sot 1 vit mbas Kuvendit madheshtor te rithemelimit po vazhdojne kauzen tende, per nje Shqiperi me demokratike, me te lire. Po bab, Shqiperia do behet! Na mungon te gjitheve!

Nishani ndërroi jetë në muajin maj, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore në një spital në Gjermani ku ishte shtruar. Ai u dërgua për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

bujar nishani ersi nishani

Sondazh

Poll