Politike

Berisha sfidon Blinken: Sill një provë që vërteton se jam i korruptuar dhe unë tërhiqem nga politika

Berisha tha se Blinken, në përballje me të në gjykatë, pas shpalljes non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duhet të nxjerrë prova.

11 Dhjetor 2022, 19:41 Nga F.M
Berisha sfidon Blinken: Sill një provë që vërteton se jam i
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka sfiduar Antony Blinken që të nxjerrë prova në lidhje me shpalljen e tij non-grata. Në fjalën e mbajtur në festën e 32-vjetorit të lindjes së Partisë Demokratike, Berisha tha se Blinken, në përballje me të në gjykatë, pas shpalljes non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duhet të nxjerrë prova. Ai shtoi më tej se nëse del qoftë edhe një provë e vetme që vërteton se ai është i korruptuar, do të tërhiqet nga politika. 

"Edhe tani imagjinoni, pas 32 vitesh, më duhet të përballem për motive me dinjitetin me diplomatin e parë të botës, të vendit më mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por përsëri midis nënës sime dhe të vërtetës, unë zgjedh të vërtetën. Kanë rrëmuar dhe rrëmojnë, rrëmojnë çdo ditë, çdo javë, por unë nuk qesh kësaj here më rrënimin, përkundrazi, i falenderoj të rrëmojnë sa më shumë dhe në fund do të kuptojnë se kanë kryer aktin korruptiv më të madh ndër më madhorët në histori,"- tha Berisha. 

sali berisha 32 vjetori i pd

Sondazh

Poll