Politike

Berisha citon Skënderbeun: M’u vendos një damkë nga kryediplomati i botës, por shpirtin e lirë e gjeta mes jush

Kjo, sipas Berishës, vlen edhe pse nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i vuri një damkë, referuar shpalljes së tij non-grata.

11 Dhjetor 2022, 19:40 Nga F.M
Berisha citon Skënderbeun: M’u vendos një damkë nga
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka cituar Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun këtë mbrëmje. Teksa fliste në 32-vjetorin e lindjes së PD-së, Berisha kujtoi shprehjen e tij dhe tha se shpirtin e sovranitetin e ka gjetur mes demokratëve. Kjo, sipas Berishës, vlen edhe pse nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i vuri një damkë, referuar shpalljes së tij non-grata.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pas 32 vitesh më duhet të përballem me diplomatin e botës, por midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh të vërtetën. Kanë rrëmuar çdo ditë, por do të kuptojnë se kanë kryer aktin korruptiv më madhor në histori. Sot PD njësoj si ne që kemi lindur në diktaturë, kemi ditëlindjen biologjike, falë studentëve dhe lëvizjes së tyre ne fituam një lëvizje të re, ditëlindjen në liri. Për çudi edhe partia jonë ka dy ditëlindje, sot festojmë edhe vjetorin e vitit 2021 në të cilën dhjetëra mijëra anëtare të PD firmosën rithemelimin e kësaj force politike. Rrugëtimi im nuk kishte lidhje me interesin tim personal, por me faktin se midis nënës dhe të vërtetës unë do të zgjidhja të vërtetën. Kërkesa për përjashtimin e Sali Berishës nga parlamenti nuk lidhej më me Berishën. Mandati është i popullit dhe jo i individit. Askush nuk mund të trajtonte vendin tim si koloni për të diktuar se kush do të jetë dhe kush jo në parlament, aq më tepër kjo nga vendi që kishte bërë kaq shumë për lirinë e shqiptarëve. Ky ishte motivi t’ju drejtohem ju duke mos e ditur se sa do të mbështesnin. Lirinë e gjeta midis jush siç e thotë Skendërbeu, Sali Berisha shpirtin për sovranitetin e gjeta mes jush

sali berisha 32 vjetori i pd

Sondazh

Poll