Politike

VIDEO-LAJM/ Me syze dielli e dy gishtat lart, demokratët solidarizohen me Berishën

Kjo vjen pasi kreu i PD-së është shfaqur vetëm me syze të zeza këto ditë, në mënyrë që të mbulonte shenjën që i la grushti i 31-vjeçarit Gerti Shehu. 

11 Dhjetor 2022, 18:13 Nga F.M
VIDEO-LAJM/ Me syze dielli e dy gishtat lart, demokratët solidarizohen me
Demokratët para Berishës

TIRANË- Demokratët janë shfaqur të gjithë me syze të zeza dielli këtë mbrëmje, 5 ditë pas sulmit që iu bë kryedemokratit Sali Berisha në protestën e 6-dhjetorit. Të rreshtuar dhe me dy gishtat ngritur, ata e pritën Berishën në këtë formë, për tu solidarizuar me të, pasi kreu i PD-së është shfaqur vetëm me syze të zeza këto ditë, në mënyrë që të mbulonte shenjën që i la grushti i 31-vjeçarit Gerti Shehu. 

Demokratët janë grumbulluar në ceremoninë e 32-vjetorit të Partisë Demokratike.

 

sali berisha 32-vjetori i pd

Sondazh

Poll