Politike

Berisha: Nuk do të lejoj kurrë që PD të shndërrohet në levën e PS dhe Ramës

Berisha premtoi se demokratët qanin me ngashërim për rezultatin që morën, ndërsa në krye të opozitës bëheshin plane për bashkëqeverisje me Ramën.

11 Dhjetor 2022, 19:39 Nga F.M
Berisha: Nuk do të lejoj kurrë që PD të shndërrohet
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se nuk do të lejojë që Partia Demokratike të kthehet në levën e Partisë Socialiste. Ai përmendi zgjedhjet e 25 prillit dhe tha se besimi i popullit shqiptar u tradhtua për interesa meskine që PD të shndërrohej në aleate e PS dhe Edi Ramës. Në fjalën e tij, Berisha premtoi se demokratët qanin me ngashërim për rezultatin që morën, ndërsa në krye të opozitës bëheshin plane për bashkëqeverisje me Ramën.

Pjesë nga fjala e tij:

PD dorëzoi pushtetin pas një gabimi me skemat piramidale në vitin 1997, ndaj një rebelimi të dhunshëm, i largoi me votë ata që erdhën në pushtet më dhunë në vitin 2005 dhe në vitin 2013 garantoi rotacionin. Në këtë kontekst, kjo histori është historia më demokratike e një force politike. Shtatë vite në opozitë ishin vite të një fatkeqësie të vërtetë. Të jesh ën opozitë nuk është kurrë turp. Je pushteti moral i vendit, sepse qëndron gardian i interesave të qytetarëve. Sepse nuk të josh asgjë tjetër veç interesit të qytetarëve. Por mjerisht, kjo nuk ndodhi me PD-në. Kjo parti, për shkak të takimeve të fshehta dhe marrëveshjeve të fshehta, për shkak të bizneseve të fshehta të kreut, të përziera dhe të papërziera me qeverinë, ajo u shndërrua në një fasadë të një qeverie që kalonte nga skandali në skandal. Në zgjedhjet e 25 prillit besimi i popullit shqiptar u tradhtua për interesa meskine që PD të shndërrohej në aleate e PS dhe Edi Ramës. Demokratët ndoshta qanin me ngashërim për rezultatin që morën, në krye të opozitës bëheshin plane për bashkëqeverisje me Ramën. Por, nuk u mjaftua me kaq,  Antony Blinken sanksionon Sali Berishën, që nuk do të lejonte kurrë që PD të bëhej levë e PS dhe Edi Ramës. Ky akt e kam thënë që nuk ka pasur asnjë provë. Historia ime është krejt tjetër

sali berisha 32 vjetori i pd

Sondazh

Poll