Politike

Sulmi ndaj EULEX-it në veri të Kosovës/ Meta: Shmangni çdo provokim që minon sigurinë dhe paqen

Meta shkruan se ky akt është i papranueshëm, ndërsa bën thirrje ndaj institucioneve që të vënë përpara drejtësisë autorët e këtij sulmi.

11 Dhjetor 2022, 14:43 Nga a.l
Sulmi ndaj EULEX-it në veri të Kosovës/ Meta: Shmangni çdo
Ilir Meta

KOSOVË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me sulmin ndaj EULEX-it në veri të Kosovës. Përmes një postimi në rrjete sociale Meta shkruan se ky akt është i papranueshëm, ndërsa bën thirrje ndaj institucioneve që të vënë përpara drejtësisë autorët e këtij sulmi. Ai ndër të tjera shkruan se duhet të shmanget çdo provokim që minon sigurinë dhe paqen. 

"Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre. Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë", shkruan Meta. 

Çfarë ka ndodhur në Veri të Kosovës?

Veriu i Kosovës është sulmuar në orët e vona të mbrëmjes me bombë të kontrolluar. Sulmet janë kryer ndaj patrullës së EULEX-t. Situatë dramatike është krijuar prej pak ditësh në Veri, me bomba, sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Ndërkombëtarët kanë dënuar sulmin e paprecedentë të forcave KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës në veri duke shtuar se autorët duhet të thirren përpara drejtësisë për aktet e tyre.

Situata në veri ka qenë e tensionuar që nga fillimi i nëntorit, kur përfaqësues të komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në veri shkaku i vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në RKS - Republika e Kosovës. Situata ishte qetësuar përkohësisht pas arritjes së një marrëveshje mes palëve kosovare dhe serbe në Bruksel. Por, zgjedhjet ishin planifikuar më 18 dhjetor dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – kishte kundërshtuar mbajtjen e tyre. Të shtunën, presidentja Vjosa Osmani i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Kurti tha se shtyrja e zgjedhjeve ishte për të mirën e komunitetit serb në veri në mënyrë që "ta krijojmë një hapësirë disamujore që të hiqet frika e të votohet lirshëm".

tensionet ne veri te kosoves ilir meta

Sondazh

Poll