Politike

Tensionet në veri të Kosovës/ Rama: Sulmet mbi EULEX-in janë të dënueshme, BE të thërrasë urgjent tryezën e dialogut

Kryeministri kërkon me urgjencë që Bashkimi Europian të thërrasë tyrezën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

11 Dhjetor 2022, 14:36 Nga A.B
Tensionet në veri të Kosovës/ Rama: Sulmet mbi EULEX-in janë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve të ditëve të fundit në Veri të Kosovës. Përmes një postimi të bërë në Tëitter, kreu i Qeverisë shqiptare dënon sulmet e kryera ndaj EULEX-it të Kosovës dhe të policisë. Më tej, ai shton se rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës bie ndesh me ligjin dhe dialogun, duke mos ofruar asgjë lloj zgjidhje për palët. Në fund, kryeministri kërkon me urgjencë që Bashkimi Europian të thërrasë tyrezën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

REAGIMI:

Sulmet mbi EULEXin e Kosoves janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj e çdo shpirt dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë, po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë.

Shtyrja e votimeve nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie, për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizuese!

Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdoqofshin arsyet! Arsyet diskutohen nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor.BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut.

Çfarë ka ndodhur në Veri të Kosovës?

Veriu i Kosovës është sulmuar në orët e vona të mbrëmjes me bombë të kontrolluar. Sulmet janë kryer ndaj patrullës së EULEX-t. Situatë dramatike është krijuar prej pak ditësh në Veri, me bomba, sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Ndërkombëtarët kanë dënuar sulmin e paprecedentë të forcave KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës në veri duke shtuar se autorët duhet të thirren përpara drejtësisë për aktet e tyre.

Situata në veri ka qenë e tensionuar që nga fillimi i nëntorit, kur përfaqësues të komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në veri shkaku i vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në RKS - Republika e Kosovës. Situata ishte qetësuar përkohësisht pas arritjes së një marrëveshje mes palëve kosovare dhe serbe në Bruksel. Por, zgjedhjet ishin planifikuar më 18 dhjetor dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – kishte kundërshtuar mbajtjen e tyre. Të shtunën, presidentja Vjosa Osmani i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Kurti tha se shtyrja e zgjedhjeve ishte për të mirën e komunitetit serb në veri në mënyrë që "ta krijojmë një hapësirë disamujore që të hiqet frika e të votohet lirshëm".

edi rama tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll