Politike

Tensionet në veri të Kosovës, Xhaçka: Dënojmë ashpër sulmet, të hiqen menjëherë barrikadat e grupeve serbe

Xhaçka dënon ashpër sulmet ndaj EULEX-it dhe policisë së Kosovës në veri.

11 Dhjetor 2022, 14:29 Nga A.B
Tensionet në veri të Kosovës, Xhaçka: Dënojmë
Olta Xhaçka

TIRANË-Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës teksa ka shkruar në Twitter se Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj EULEX-it dhe policisë së Kosovës në veri.

“Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj EULEX-it dhe në Policinë e Kosovës në veri të Kosovës. Ne i bashkohemi thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet e serbëve të Kosovës. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit”, shkroi Xhaçka.

Situata në veri ka qenë e tensionuar që nga fillimi i nëntorit, kur përfaqësues të komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në veri shkaku i vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në RKS - Republika e Kosovës. Situata ishte qetësuar përkohësisht pas arritjes së një marrëveshje mes palëve kosovare dhe serbe në Bruksel. Por, zgjedhjet ishin planifikuar më 18 dhjetor dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – kishte kundërshtuar mbajtjen e tyre. Të shtunën, presidentja Vjosa Osmani i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Kurti tha se shtyrja e zgjedhjeve ishte për të mirën e komunitetit serb në veri në mënyrë që "ta krijojmë një hapësirë disamujore që të hiqet frika e të votohet lirshëm".

tensione në veri të kosovës olta xhacka

Sondazh

Poll